Telegrafi

Chrysler dhe GM mbyllin 2000 sallone për shitje

General Motors, siç transmetoi Zëri i Amerikës, nuk do t`i përtërijë kontratat për vazhdimin e punës në 1.000 sallone për shitje në tregun vendor.

Hapi i këtillë vijoi menjëherë pasi që Chrysler lajmëroi se muajin e ardhshëm do të mbyllë thuajse 800 sallone të veta të shitjes.

Kjo nismë do të përfshijë thuajse një të katërtën e numrit të përgjithshëm të salloneve për shitje të Chrysler dhe General Motors në mbarë SHBA-të.

Ekspertët konsiderojnë se nuk duhet të jetë befasi nëse ky hap rezulton me rritjen e çmimeve të makinave. /Makfaks/