Telegrafi

Chromebook me anti-virus të integruar

“Chroomebook ka një sistem sigurie, që nuk e zotëron asnjë program aktualisht në treg. Ajo që është më e rëndësishme është fakti që ju nuk do të shpenzoni orë të tëra për të rikthyer kompiuterin në gjëndjen e tij të mëparshme”, – thuhet në komunikatën e lëshuar nga Google.

Ky anti-virus i integruar ndalon mbivendojsen e aplikacioneve, rifreskohet automatikisht, (automatic update) dhe rikthehet sërisht në gjëndjen e tij normale, në datën më të afërt, kur ka rrezik “infektimi”.

Por ndërsa klientët buzëqeshin kur dëgjojnë këtë lajm, kompanitë e anti-virusëve bëjnë të kundërtën. Konsulenti i sigurisë i “Trend Micro”, Rik Ferguson, shprehet se çështjen e sigurisë Google duhet t’ia lërë në dorë një kompanie që merret me atë punë, ndërsa shton se po ripërsëritet i njëjti gabim i Apple. Kjo për faktin se sistemi i operimit Google Chrome, është i programuar për të punuar vetëm me aplikacione në web. /Telegrafi/