Telegrafi

Chrome Web Store edhe në 24 shtete të reja

Fillimisht, kur Google filloi me këtë shërbim para nëntë muajve, Chrome Web Store ishte në dispozicion vetëm për banorët e SHBA-ve, por prej sot mundësinë për ta ërdorur këtë shërbim e kanë edhe shumë vende tjera evropiane.

Bashkë me shtetet e kontinentit tonë, në listë janë edhe shtetet si Hong Kongu dhe Meksika për të përmendur vetëm disa, ndërsa lista e shteteve është më e plotë, dhe më e gjatë.

Përdoruesit e Google Chrome nga shtetet si; Argjentina, Austria, Belgjika, Brazili, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Hong Kongu, India, Izraeli, Italia, Japonia, Meksika, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rusia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar, mund t’i qasen këtij shërbimi të Google dhe të përdorin aplikacionet që ofrohen aty. / Telegrafi /