Udhës Chrome gjatë javës së parë të tetorit arriti të tejkaloj Firefoxin nga Mozillas në Azi, duke arritur sipas të dhënave statistikore të kompanisë StatCounter të bëj për vete 26.59% të tregut, në krahasim me 25.53% të përdoruesve që preferuan Firefoxin.
Chrome qysh tani është bindshëm para Firefoxit në Amerikën Jugore ku seriozisht është në rrezik pozita e Internet Explorerit. Në të vërtetë, gjatë tetorit Chrome në Amerikën Jugore do të posedoj rreth 37.28% të tregut, derisa posedimi i Internet Explorerit është 38.53%, ndërsa Firefox mban 22.34%.
Pritet që gjatë tetorit Chrome në nivel global do të mbaj rreth 25% të tregut, derisa Firefox do të ketë posedoj pak më pak se 27%. Internet Explorer është ende duke udhëhequr bindshëm por gjatë tetorit posedimi i tij ka rënë në 40.5%, që është për 1.5% më pak se gjatë shtatorit. /Telegrafi/