Telegrafi

Chrome për Android del nga beta

Ekipi momentalisht po punon në sigurimin e qëndrueshmërisë së aplikacionit në punë, ndërsa ata janë të përqendruar në eliminimin e bug-ëve. Chrome për Android, përndryshe i paraqitur gjatë muajit shkurt, së voni fitoi mundësitë e avancuara të punës siç janë sinkronizimi i tabëve të hapur nga kompjuterët në të cilët përdoret Chrome, mundësia e shkarkimit të faqeve për shfletim offline, dhe mundësia e vendosjes së bookmarkëve në ekranin fillestar.

Edhe pse aplikacioni ka marrë kritika shumë të mira për sa i përket funksionalitetit dhe shpejtësisë së punës, një nga të metat më të mëdha është se për punë kërkon Android 4.0 Ice Cream Sandwich, derisa pjesa më e madhe e pajisjeve ende janë në Android 2.3 Gingerbread. /Telegrafi/