Site icon Telegrafi

Chrome mbetet lider i tregut

Në muajin maj, agjencia për analizimin e statistikave kishte thënë se Chrome e ka tejkaluar Internet Explorer të Microsoft, për tu bërë shfletuesi më i madh në industri.

Dhe tani, hulumtimi i bërë për periudhën korrik 2011 – korrik 2012 ka dhënë rezultate pak a shumë të ngjashme, në të cilat Chrome udhëheq me 33.81 për qind. 

Internet Explorer është i dyti me 32.04 për qind, ndërsa Firefox mbetet i treti me 23.73 për qind. Safari dhe Opera janë më pas me 7.12, përkatësisht 1.72 për qind. / Telegrafi /

 
Exit mobile version