Edhe pse të paktë ishin ata që ishin të interesuar për Internet Explorer, duket se Microsoft po bën një punë shumë më të mirë kur bëhet fjalë për shfletuesin e Internetit Edge.
Sipas statistikave të fundit nga kompania analitike Statcounter, Edge sapo ka kaluar Safari dhe është bërë shfletuesi i dytë më i popullarizuar i internetit kur bëhet fjalë për platformat desktop.
Analizat tregojnë se si Microsoft Edge ka përparuar ngadalë në krahasim me Safari, që nga marsi i vitit 2021. Google Chrome mbetet shfletuesi i padiskutueshëm, më i popullarizuar në internet.
Statistikat në fushën e shfletuesve desktop më të njohur në treg duken kështu:
Google Chrome: 66.64%
Microsoft Edge: 10.07%
Safari: 9.61%
Duke pasur parasysh që baza e përdoruesve të Windows është dukshëm më e madhe se Apple Mac, ka kuptim që Microsoft Edge të ketë më shumë potencial rritjeje sesa Safari. Nga ana tjetër, është e mundur që më pak pronarë Mac të përdorin Safari si shfletuesin e tyre kryesor të desktopit.
Interesant është fakti se Firefox-i, i cili pothuajse e kapërceu Safari-n në shkurt, tani ka humbur më shumë përdorues aktivë dhe tani mban 7.86 për qind të tregut. Nuk dihet nëse ata kaluan në Chrome apo Edge.
Shfletuesit e tjerë përbëjnë gjithsej 2.5 për qind të bazës së përdoruesve, ndërsa Opera përdoret nga 2.44 për qind e numrit të përgjithshëm të përdoruesve të shfletuesit të Internetit për desktop. /Telegrafi/