Telegrafi

Chrome beta për Android ICS

Përveç vetë shpejtësisë së punës së shfletuesit, shfrytëzuesit në dispozicion kanë edhe shiritin e mençur të adresave (omnibox) të Chrome për kërkim më të shpejtë dhe për navigacion, ndërsa është përfshirë edhe mundësia e sinkronizimit të të dhënave (sikurse që janë bookmarkët, faqet e hapura dhe të ngjashme) në mes Chrome për kompjuter dhe versionit mobil. Kalimi në mes të fletëzave është zgjidhur me një gjest të thjeshtë majtë-djathtë (swipe), ndërsa e dobishme është edhe mundësia e zoom-imit të linkut ashtu që i njëjti të zgjidhet më lehtë në ekranet më të vegjël të pajisjeve mobile.

Aty janë edhe disa mundësi të njohura nga versioni për kompjuter, sikurse që janë rregullimet e avancuara të privacisë dhe mënyra e punës incognito për shfletim “privat”. Beta Chrome për Android 4.0 është në dispozicion për shkarkim në Android Market. /Telegrafi/