Telegrafi

Chrome App Launcher vjen në Google Chrome

Versioni i ri i Chrome App Launcher tashmë është në dispozicion për Windows thotë Google, dhe së shpejti do të vijë edhe në sistemet tjera operative si Mac OS X dhe Linux.

Më tej, Google ka sqaruar mënyrën e instalimit të Chrome App Launcher, duke thënë se “fillimisht duhet instaluar aplikacionet e Chrome, IRC, Client IRC ose TextDrive për tu qasur në Chrome App Launcher. Njësoj sikurse aplikacionet e dedikuara për ueb, aplikacionet e paketuara janë shkruar në HTML, JavaScript, apo CSS.

Për më shumë detaje lidhur me Chrome App Launcher, vizitoni blogun zyrtar të shfletuesit të Google, Chromium. / Telegrafi /