Telegrafi

Chrome 12 në Dev Channel

Sipas informatave që vijnë nga Google, shfletuesi në këtë version shfrytëzon kod ‘të pastër’, janë të përfshirë disa përmirësime të cilat sjellin stabilitet në funksionimin e aplikacioneve, është rinovuar V8 engine (versioni 3.2.3.1), ndërsa mundësia e re është zgjedhja e shumëfishtë e lidhëseve.

Në këtë mënyrë duke mbajtur të shtypur Ctrl mund të caktohen shumë lidhëse, dhe pastaj në to të ndryshohet veprimi i dëshiruar.

Chrome 12.0.712.0 mund ta merrni këtu. /Telegrafi/