Telegrafi

Christopher Hall, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane

Në këte Kuvend u prezantuan aktivitetet që shënuan suksesin e OEAK- së në vitin që lamë pas, u prezantua plani i aktiviteteve për vitin 2010, dhe i njëjti u aprovua nga anëtarët e pranishëm.

Ndër pikat më të rëndëshishme në këtë Kuvend ishin zgjedhjet për anëtarët e rinj të Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane është zgjedhur Z. Christopher Hall, president i Universitetit Amerikan në Kosovë. Bordi i ri i Odës Amerikane përbëhet nga anëtarët në vijim:

1. Z. Christopher Hall– Universiteti Amerikan në Kosovë – President
2. Z. Erolld Belegu – Marigona Residence- Zëvendës President
3. Znj. Ardiana Bunjaku- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës- Arkëtare
4. Z. Dastid Pallaska– Pallaska and Associates– Sekretar i Përgjithshëm
5. Z. Dennis Purdin- Atlas Electric
6. Z. David Cowles- Booz Alen Hamilton-KPEP, USAID
7. Z. Valon Lluka- Banka Ekonomike
8. Z. Luan Dalipi- MDA
9. Z. Gëzim Pula- 3CIS
10. Z. Eriola Bibollaj- ProCredit Bank
11. Z. Afrim Maloku- Deloitte

Gjithashtu, në këtë Kuvënd u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Odës Amerikane dhe këtij institucioni.

Ndër tjera, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me UNDP në Kosovë, përmes se cilit, Oda Amerikane dhe UNDP në Kosovë do të bëjnë shpërblimin vjetor të biznesit me përgjegjësi korporative për investime në komunitet/shoqëri./telegrafi/