Telegrafi

Christopher Eccleston: Një aktore më akuzoi se e preka gjatë një skene filmi

Foto: Getty Images

Aktori britanik, Christopher Eccleston,tha se ndihej i ‘tradhtuar’ kur një aktore e famshme ‘e akuzoi gabimisht se e kishte prekur’ gjatë një skene seksi.

Aktorja, emri i së cilës Ecclestone nuk e përmendi, i tha grupit të xhirimit se ai “e preku aty ku ajo nuk duhej”.

“Po xhiroja një skenë seksi me një aktore të famshme dhe ajo la të kuptohej, para grupit se po e kapja aty ku nuk duhej”, kujton ish-ylli i serialit “Doctor Who”.

Foto: EPA-EFE

“Isha me fat që më ndodhi përpara se të dilnin gjërat e Harvey Weinstein, kështu që nuk u futa në të njëjtin shportë me të. Por kurrë nuk jam ndier më i tradhtuar nga asnjë prej kolegëve të mi se atë ditë. Më shpejt do t’i fusja duart në blender sesa ta prekja atë person ashtu”, shtoi ai.

Ai e tregoi këtë histori pasi foli vitin e kaluar për shëndetin e tij mendor dhe luftën me një çrregullim të të ngrënit, të cilin e krahasoi me një “dënim me burg”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christopher Eccleston

“Nuk mendoj se do të kishte ndodhur ai problem me koordinatoren e intimitetit në xhirime. Mund të më akuzonin për lloj-lloj gjërash…”, tha aktori. /Telegrafi/

Foto: Getty Images