Telegrafi

Christine dhe Frank Lampard bëhen prindër për herë të dytë

Christine Lampard ka konfirmuar lindjen e fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, Frank.

Përmes një postimi të bërë në Instagram të hënën në mbrëmje, prezantuesja irlandeze zbuloi se ka sjellë në jetë djalin Freddie.

Në një foto krah të birit, 42 vjeçarja shtoi: “Le të ju prezantojmë me shtesën tonë më të re. Frederick (Freddie) George Lampard! Ne jemi shumë të dashuruar”.

Christine Lampard (Foto: Instagram)

Christine dhe Frank tashmë janë prindër krenarë për vajzën Patricia, dy vjeçe, dhe menaxheri i Chelsea është baba i vajzave Luna, 14 vjeçe dhe Isla, 13 vjeçe me ish-gruan Elen Rivas.

Ylli i “Loose Women” zbuloi në janar se është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe pranoi se ishte ‘e çuditshme dhe shqetësuese’ gjatë pandemisë.

Në anën tjetër, bashkëshorti i saj është ‘shumë i ngazëllyer’ për të mirëpritur fëmijën e tij të katërt sipas Christine.

Christine Lampard (Foto: Instagram)

Christine dhe Frank u martuan në një ceremoni luksoze në Kishën St Paul në Londër, pas gjashtë vitesh së bashku.

Në vitin 2018, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, dhe ylli lindi Patricia Charlotte Lampard në shtator të po atij viti.

Vajza e tyre u emërua në bazë të nënës së Lampard, e cila vdiq në vitin 2008 në moshën 58 vjeçare. /Telegrafi/