Site icon Telegrafi

Christina Ricci dhe burri i saj janë bërë prindër

(Foto: Instagram/markhamptonhair)

Aktorja Christina Ricci dhe bashkëshorti i saj, Mark Hampton, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram se kanë pritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Cleopatra.

“Më shpërtheu zemra. Christina dhe foshnja Cleo janë për mrekulli, të gjithë po pushojmë pas një mëngjesi kaq të rëndësishëm. Mirë se vjen në botë, Cleopatra Richie Hamton”, ka shkruar babai i gëzuar.

Në njoftim, aktorja ka deklaruar se ata tashmë janë “të dashuruar me vajzën e tyre”.

Ricci është gjithashtu nënë e një djali shtatëvjeçar Freddie, të cilin e ka nga lidhja me ish-partnerin e saj, James Heerdegen. /Telegrafi/

(Foto: Mark Hampton/Instagram)
Exit mobile version