Site icon Telegrafi

Christina Perri humb foshnjën pas ndërlikimeve të shtatzënisë

Këngëtarja dhe njëherësh tekstshkruesja amerikane, Christina Perri, ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur foshnjën, e cila fatkeqësisht kishte lindur e vdekur.

Artistja e “Jar of Hearts” kishte qëndruar disa javë në spital si pasojë e disa komplikimeve me shtatzëni, por që mjekët nuk kishin arritur t’ia shpëtojnë jetën foshnjës.

E njëjta publikoi një postim në Instagram, ku shihej së bashku me bashkëshortin Paul Costabile, duke ia mbajtur dorën fëmijës së tyre të ndjerë.

“Mbrëmë e kemi humbur vajzën tonë të dashur. Ajo u lind e vdekur pavarësisht se kishte luftuar shumë për të ardhur në këtë botë. Tani është në paqe dhe do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona”, ka thënë ajo.

Christina, e cila e ka një vajzë dyvjeçare Camella me bashkëshortin Paul Costabile, bëri të ditur lajmin se foshnja kishte probleme me zhvillimin e zorrëve dhe menjëherë pas lindjes do të duhej të operohej.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christina Perri
`

Por, fatkeqësisht fëmija i vogël i këngëtares e humbi betejën me problemin shëndetësor, para se të vinte në jetë.

Humbja tragjike e vajzës për Christina, vjen dhjetë muaj pasi këngëtarja kishte pësuar abort spontan në janar të këtij viti, kur ishte vetëm 11 muajshe shtatzënë. /Telegrafi/

Exit mobile version