Telegrafi

Christina Aquilera shënon rikthimin me një klip eksplicit me skena ‘të nxehta’

Foto: Getty Images

Pas një ndërprerje gjashtë vjeçare, Christina Aguilera ka bërë rikthimin e saj muzikor me një këngë të quajtur “Accelerate”, prodhuar nga Kanye West.

Këngëtarja 37-vjeçare ka sjell një klip tejet ‘të nxehtë ‘ për fansat e saj.

Nxënësja e viteve ’90 është parë duke u derdhur në një përzierje të ngjashme me mjaltë në të gjithë trupin e saj, ndërsa bëhej më provokuese, teksa lëpinte gishtin e saj.

Në klip, ajo është totalisht e zhveshur, përveç pjesës së gjoksit.

Aquilera foli për herë të parë në një intervistë për Billboard, teksa tregoi për vendimin e saj për të bashkëpunuar me burrin e Kim Kardashianit, Kanye West.

“Për mua, nuk ka asgjë si një rrahje e mahnitshme hip-hop”, tha ajo për Billboard.

“Unë kam qenë gjithmonë një tifoze e madhe e Kanyet. Ju e dini, aspektet e tij të diskutueshme, unë thjesht mendoj se ai është një artist i madh dhe krijues i muzikës dhe hiteve”, ka treguar më tej ajo.

Fansat kanë reaguar ndaj këtij kipi, duke e quajtur tejet eksplicit. /Telegrafi/