Telegrafi

Christina Aguilera tregon bashkëpunimin më të mirë që e ka pasur në karrierë

Para nëntë viteve kishte realizuar një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në karrierën e saj si këngëtare.

“Lady Marmelada” apo siç njihet ndryshe “Moulin Rouge” tashmë ka arritur të shihet rreth 300 milionë herë në platformën e YouTubes.

Lil’ Kim, Mya, Pink dhe Christina Aguilera kishin sjell një këngë në bashkëpunimin, i cili rezultoi të ishte i suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Kjo ka bërë që pas pothuajse një dekade të konsiderohet si një ndër këngët më të mira që ka realizuar Aguliera.

“Një ndër bashkëpunimet e mia më të suksesshme në karrierë. Mirëseerdhët në Broadway. Moulin Rouge”, ka shkruar ndër të tjerash Christina në llogarinë personale në Instagram teksa ka ndarë disa pjesë të këngës.

Ndryshe, 38-vjeçarja ka nisur një turne muzikor si pjesë e albumit të ri që do të vjen gjatë fundit të këtij viti apo në janar të 2019. /Telegrafi/