Një nga veshjet më ikonike të Christina Aguilera është kthyer.
Këngëtarja fituese e Grammyt, 40 vjeçe, u nderua me çmimin “Music Icon” në “People’s Choice Awards 2021”, duke u ngjitur në skenë gjatë shfaqjes për të performuar një përzierje të hiteve të saj më të mëdha.
Dhe kur erdhi koha për klasiken e saj në klub të vitit 2002, “Dirrty”, Aguilera u zhvesh në një version të ri të veshjes verdh e zi që mbante gjatë promovimit të këngës gati dy dekada më parë.
Këtë herë, veshja ishte e ripunuar në saten me shkëlqim dhe jo lëkurë – përfshinte një trup me korse, rrjeta peshku dhe mëngë të tejdukshme.
Madje, ylli i popit nderoi pamjen e saj të bukurisë në ditët e lashta, me grimin e syve “smokey” dhe të njëjtat gërsheta të zeza dhe bionde që kishte veshur në klipin “Dirrty”.
Kjo veshje ka pasur një ndikim të madh; shpesh ishte frymëzimit i kostumeve të panumërta të Halloweenit. /Telegrafi/