Telegrafi

Christina Aguilera mahnit me ndryshimin në dukje, teksa promovon këngën e re nga albumi i parë në gjuhën spanjolle pas 20-të vitesh

Christina Aguilera ndezi Instagram-in të hënën (17 janar), teksa u shfaq në platformën e mediave sociale për të promovuar këngën e saj të ardhshme, “Santo”.

Ylli i muzikës mahniti tetë milionë ndjekësit e saj me një fotografi të mrekullueshme të profilit ku ajo hipnotizon kamerën me sytë e saj blu ndërsa flokët e kuqe i kishte të stiluara në gërsheta.

Krijuesja e hiteve, 41-vjeçare zbuloi se bashkëpunimi i saj i ardhshëm latin – nga albumi i saj i parë në gjuhën spanjolle në 20 vjet – me Ozuna, do të publikohet më 20 janar.

Foto: Christina Aguilera/Instagram

Këngëtarja e “Lady Marmalade” ka stiluar flokët e saj me një sërë gërshetash, me dy prej tyre të lidhura rreth ballit.

Këngëtarja “Ain’t No Other Man” kishte vendosur makijazh të gjelbër smerald, i cili krijonte një kontrast mahnitës me sytë e saj blu. Pesë herë fituesja e Grammy -it përshtati dukjen me vathë elegant ari.

Foto: Christina Aguilera/Instagram

Diva ndau një sërë fotosh me të njëjtin stil javën e kaluar, ku u pa e veshur me të njëjtën veshje dhe flokë së bashku me një palë syze të kuqe.

Ajo ka postuar edhe një imazh me bashkëpunëtorin e saj, Ozuna, i cili u përshtat me të me një veshje nga materiali lëkurë me ngjyrë të kuqe, shkruan Daily Mail.

Foto: Christina Aguilera/Instagram

“Santo” do të jetë pjesë e EP-së së saj në gjuhën spanjolle, La Fuerza. Që do të lansohet pas më shumë se 20 vitesh pas albumit të saj të parë spanjoll, “Mi Reflejo”.

Aguilera së fundmi mahniti fansat e saj në “People’s Choice Awards 2021”, ku performoi disa prej të hiteve të saj të kaluara, si dhe disa këngë nga albumi i ri. /Telegrafi/

Foto: Christina Aguilera/Instagram