Telegrafi

Christina Aguilera e humbi baraspeshën në skenën e “Ice Palace”

Christina Aguilera (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for iHeartMedia)

Këngëtarja e famshme amerikane, Christina Aguilera, së fundmi ka performuar në Ice Palace në St.Petersburg.

Në momentin kur po performonte, këngëtares i ndodhi një gjë e pazakontë në skenë, teksa papritmas ka rënë nga shkallët.

Mirëpo, 38-vjeçarja është ndihmuar nga balerinët e saj dhe që më pas vazhdoi të interpretojë njëjtë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ndërkohë, ajo po vazhdon turneun e koncerteve të saj anembanë botës dhe tashmë numëron fansa të shumtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christina Aguilera

Bukuroshja amerikane javë më parë ka festuar 20-vjetorin e karrierës së saj, ndërsa e bëri debutimin me këngën “Genie in a Bottle”. /Telegrafi/