Një bisedë mes Christian Vieri dhe Antonio Cassano në Itali (në Bobo TV, kanali i tij Twitch) është ‘zbuluar klubi’ i ri i Erling Haaland.
Në bisedën mes tyre, u fol për shumë emra të lojtarëve që janë lidhur kohët e fundit me Los Blancos, duke përfshirë edhe emrin e Erling Haaland.
“Më kanë thënë:”Kujdes, Bayern dëshiron të nënshkruajë me Haaland “. Dhe gjithashtu se Madridi dëshiron Lewandowskin për disa vjet. Do të kishte kuptim për mua, ka thënë Cassano, duke e hapur temën.
🔴🎙️ Vieri, en su twitch:
💣💥 "Me dicen que HAALAND IRÁ AL MADRID al 100%".
Lo estamos viendo en #JUGONES. pic.twitter.com/DjkEIvt7iH
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) September 9, 2021
Vieri u përgjigj shpejt për këtë çështje. “Epo, më është thënë se Haaland do të shkojë në Real Madrid, 100 për qind. Kështu më thonë … por nuk e di nëse është e vërtetë”, deklaroi Bobo.
Cassano nuk e kishte këtë informatë dhe tha: “Pra ciao Mbappé, atëherë!”.
Por e vërteta, sipas burimeve të AS, Galáctico kanë vendosur në zyrat e tyre katër emra që janë bërë objektiva të qartë për tu përforcua: Kylian Mbappé, Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Paul Pogba.
😯 Vieri: ''Haaland va a jugar en el Real Madrid''https://t.co/94eJPbwC8V
— Diario Olé (@DiarioOle) September 9, 2021
Ky i fundit, mesfushori francez në Manchester United, është pa kontratë sezonin e ardhshëm dhe mund të arrijë falas.
Mbappé është në të njëjtën situatë, por në fakt mund të arrijë edhe në janar për një shumë më të vogël. /Telegrafi/