Telegrafi

Christian Pulisic u demonstron cilësitë e tij tifozëve të Milanit

Christian Pulisic e ka nisur karrierën e tij te Milani dhe kuqezinjtë kanë publikuar videon e parë të stërvitjes së tij në Milanello të premten.

Reprezentuesi amerikan i është bashkuar Djajve në një marrëveshje të përhershme prej 20 milionë eurosh nga Chelsea.

Ai u prezantua nga klubi në një konferencë për shtyp të enjten dhe është stërvitur me bashkëlojtarët e rinj gjatë dy ditëve të fundit.

Gjigantët e Serie A kanë shpërndarë një video të seancës së tij stërvitore në Milanello të premten, kur ai u ribashkua me ish-bashkëlojtarin e tij në Chelsea, Ruben Loftus-Cheek, i cili gjithashtu i është bashkuar Milanit nga Stamford Bridge këtë verë.

Pulisic është padyshim një lojtar tejet cilësor, por që në periudhën e tij te skuadra londineze nuk ia doli të përmbushte potencialin e tij, ndërsa shpreson të bëjë më mirë në San Siro. /Telegrafi/