Site icon Telegrafi

Christian Eriksen u detyruar të largohet nga hoteli i Interit shkaku i coronavirusit – tani jeton përkohësisht në një banesë

Christian Eriksen është detyruar që të gjejë një tjetër vendim për akomodim në Itali shkaku i pandemisë coronavirus.

Mesfushori danez u largua nga hoteli që është i rezervuar për lojtarët e Interit, shkaku i virusit që ka shpërthyer që disa javë në Itali.

Klubi italian ka njoftuar se 28-vjeçari është vendosur në një apartament përkohësisht, derisa të qetësohet situata.

Pasi kaloi te Nerazzurët nga Tottenham Hotspuri në janar, Eriksen ka bërë vetëm gjashtë paraqitje dhe Serie A u detyrua të suspendohej deri më 3 prill.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Christian Eriksen

Italia vazhdon të jetë vendi më i preku nga coronavirusi në Evropë, derisa ka 17,660 raste dhe 1,266 persona kanë ndërruar jetë deri më tani.

Disa lojtarë nga liga italiane tashmë janë infektuar me virusin, derisa janë mbyllur në karantinë e që gjendja e tyre është stabile. /Telegrafi/

Exit mobile version