Site icon Telegrafi

Christensen kërkon largimin nga Chelsea, Roma dhe Monaco në kërkim të danezit

LONDON, ENGLAND - MARCH 10: Andreas Christensen of Chelsea during the Premier League match between Chelsea and Crystal Palace at Stamford Bridge on March 10, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Adreas Christensen është duke kërkuar largimin nga skuadra e Chelseat.

Mbrojtësi i talentuar danez ishte titullar i padiskutueshëm edicionin e kaluar nën urdhrat e Antonio Contes.

Por me ardhjen e Maurizio Sarrit në krye të skuadrës, gjërat kanë ndryshuar për të keq për danezin.

22-vjeçari nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje në kampionat, duke u aktivizuar vetëm në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Anglisë.

Kjo situatë nuk po i pëlqen mbrojtësit të talentuar dhe ka kërkuar largimin nga Londra gjatë afatit kalimtar të janarit.

(Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

Daily Star ka raportuar se e ardhmja e danezit mund të jetë në Francë ose Itali.

Roma dhe Monaco janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Por për ta lënë të lirë reprezentuesin danez, Chelsea po kërkon rreth 30 milionë euro.

Christensen ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version