Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur Chrissy Teigen i hoqi implantet e gjirit.
Ajo ndau momente qesharake gjatë procesit, si një shënim i vajzës katër vjeçare, Luna, ku shkruan, “Bëfsh qejf duke hequr gjoksin” dhe madje edhe një tortë me një dizajn gur varri.
Teigen, përpiqej të tregohej sa më pozitive, duke treguar se është e lumtur me zgjedhjen që bëri.
surgery went great! the note I woke up to is the absolute best part pic.twitter.com/SlKL44bB5U
— chrissy teigen (@chrissyteigen) June 11, 2020
Sidoqoftë, Teigen ka vazhduar të jetë vetja e saj fotogjenike me rroba banje dhe me sa duket duke bërë që disa të dyshojnë se operacioni në të vërtetë ka ndodhur. Pra, natyrisht, ajo vendosi të përgjigjej drejtpërdrejt.
Të dielën, më 19 korrik, Teigen postoi një video në Instagramin e saj në të cilën ajo ka veshur rroba banje të verdha, pjesa e lartë e të cilave ishte tërhequr lart për të zbuluar pjesën e poshtme të gjoksit. Është e qartë nga video që ajo ka akoma plagë të freskëta, por Teigen e bën plotësisht të qartë pse po e ndan këtë.
“Disa nga miqtë e mi vazhdojnë t’u tregojnë njerëzve se unë me të vërtetë i nxora implantet e mia, sepse askush nuk e beson atë,” thotë ajo në xhirimin e videos para pasqyrës. “Këto janë plagët”.
Më pas, Teigen ndan një fotografi nga salla e operacionit, e shkrepur menjëherë pasi ajo ishte qepur nga kirurgu i saj plastik. “Më beso”, shkruan ajo mbi foto, duke vendosur dy zemra blu me fytyrë të qeshur mbi gjoksin saj. /Telegrafi/