Telegrafi

Chrissy Teigen do të lindë djalë

(Foto: Getty Images)

Modelja amerikane, Chrissy Teigen, ka konfirmuar se do të lindë djalë.

32-vjeçarja dhe burri i saj, John Legend, tashmë janë prindër të një vajze njëvjeçare me emrin Luna, ndërsa ajo është përsëri shtatzënë.

(Foto: Getty Images)

Pas pjesëmarrjes në edicionin e 60-të të Grammy Awards, bukuroshja e ka treguar gjininë e fëmijës së dytë që është duke e pritur.

Ajo e ka publikuar një fotografi në Instagram pikërisht nga ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe ka bërë të ditur se do të lindë djalë.

“Nëna dhe djali i saj”, ka shkruar Teigen në përshkrimin e fotografisë.

Gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Grammy Awards, Chrissy kishte veshur një fustan ngjyrë argjendi.

(Foto: Getty Images)

Ajo shpesh e prekte barkun gjatë sesionit fotografik ku pozonte me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)