Site icon Telegrafi

Chrissy Teigen shprehet e kënaqur që Trump e bllokoi në Twitter

Modelja Chrissy Teigen është bllokuar në Twitter nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, për shkak të një komenti që kishte bërë në profilin e tij.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte shkruar se është pikëlluese që Republikanët bëjnë aq pak që ta mbrojnë presidentin e tyre, ndërsa ndër ata që kanë shkruar komente ishte edhe gruaja e këngëtarit John Legend.

Lexo po ashtu Chrissy Teigen: Gjithçka në mua është false, bukurinë e kam falë ndërhyrjeve kirurgjike

Me këtë rast, Teigen i kishte shkruar: “LOL, askujt nuk i pëlqen ti”.

Ky koment duket se nuk i ka pëlqyer Trumpit, i cili ka vendosur ta bllokojë 31-vjeçaren, gjë të cilën ajo e ka konfirmuar në rrjetet sociale.

Bukuroshja ka thënë se është e kënaqur për këtë veprim të presidentit dhe se ajo ka qenë kundër qëndrimeve të tij qe nëntë vite, shumë para se të bëhej president.

“Unë as që e ndjek, prandaj nuk më pengon aspak që më ka bllokuar. Në fakt, është një pjesë e imja që është shumë e lumtur për atë që e ka bërë. Është thjesht argëtuese”, ka theksuar Teigen. /Telegrafi/

Exit mobile version