Chrissy Teigen së fundmi ka lënë ‘gojëhapur’ mijëra fansa të saj.
Këtë e ka bërë përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, derisa u pa duke vallëzuar, shkruan Daily Mail.
E veshur me një balë bikini, asaj i theksoheshin tiparet e formësuara trupore, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë.
35-vjeçarja përndryshe është duke qëndruar në një anije luksoze në St.Bars, së bashku me bashkëshortin John Legend.
Këngëtari i njohur po feston ditëlindjen e 42-të, andaj Chrissy po shpenzon energjinë e saj për të bërë festën edhe më të mirë.
Ajo u shpjegoi 33.5 milion ndjekësve të saj se vallëzimi ishte enkas për festën e John. /Telegrafi/