Telegrafi

Chrissy Teigen pozon lakuriq

(Foto: Getty Images/Guliver)

Chrissy Teigen është njëra nga aktoret dhe modelet më të famshme amerikane.

Ajo para disa viteve është martuar me këngëtarin e shumë hiteve, John Legend dhe tanimë dyshja janë prindër të dy fëmijëve, Luna 3 vjeçare dhe Miles 11 muajsh.

Së fundmi, zeshkania ka publikuar një fotografi komplet nudo në llogarinë e saj personale, Instagram teksa falënderon fëmijët e saj. ” Gjëja më e bukur që kam bërë në këtë jetë janë fëmijët e mi. Faleminderit që më keni bërë një mami dhe më keni ndryshuar jetën përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Teigen e ka pranuar se nganjëherë nuk ndihet këndshëm kur shikohet në pasqyrë, sepse e sheh se sa i ka ndryshuar trupi, e sidomos gjoksi për shkak të gjidhënies.

Theksojmë se, aktorja dhe modelja amerikane debutimin e parë e bëri duke pozuar për revistën Sports Illustrated Swimsuit në vitin 2011. /Telegrafi/