Chrissy Teigen po ashtu ishte një nga të famshmit që u paraqit në koncertin e organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’ të quajtur “Vax Live: The Concert to Reunite the World”.
Ajo u shfaq së bashku me vajzën e saj, Luna, dhe të dyja bënë një paraqitje të mahnitshme në tapetin lejla.
Modelja 35 vjeçare dhe vajza e saj u ndaluan për të pozuar dhe Luna u fsheh nën fustanin e Teigen, përpara se të dilte për të përshëndetur fotografët.
Chrissy për dukjen e veçantë kësaj radhe ka zgjedhur stilistin e njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Ajo shkëlqeu në fustanin portokalli me bisht të gjatë, me dekolte të hapur dhe me një rrip në po të njëjtën ngjyrë.
Prezantuesja gjithashtu inkurajoi të gjithë të vaksinohen, duke thënë “Le ta heqim këtë. Ne duam t’u themi njerëzve që të vaksinohen, kjo ngjarje është thjesht diçka për të festuar jo vetëm këta punëtorë të vijës së frontit që janë në gjendje të vijnë të shohin por gjithashtu të jetë në gjendje t’u tregojnë njerëzve që të marrin këtë vaksinë dhe se është e sigurt dhe është diçka që do të na lejojë të kthehemi në jetën tonë normale dhe ne mund të përqafojmë njerëzit përsëri e të gatuajmë ushqim dhe të hamë drekë gjëra që na mungojnë aq shumë”.
Të pranishmit në koncert ndërkohë shërbyen si bartës të mesazhit që bëjnë thirrje për barazi në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të gjithë njerëzit të jenë të mbrojtur nga coronavirusi. /Telegrafi/