Site icon Telegrafi

Chrissy Teigen: Gjithçka në mua është false, bukurinë e kam falë ndërhyrjeve kirurgjike

Getty Images

Chrissy Teigen është ndër personalitetet e rralla që ka pranuar për ndërhyrjet e veta estetike.

Manekinia e famshme ka folur haptazi rreth korrigjimeve që i ka bërë në fizikun e saj dhe i ka befasuar të gjithë me këtë gjë.

Lexo po ashtu Chrissy Teigen del ‘topless’ për Sports Illustrated (Foto)

“Gjithçka në mua është false, përveç mollëzave të mia. Me operacione i kam rregulluar buzët, hundën dhe ballin”, ka thënë gruaja e John Legend.

Chrissy Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend (Getty Images)

Po ashtu, ajo ka treguar se para dhjetë vitesh ka bërë edhe liposukcion (ndërhyrje për largimin e yndyrave) në sqetull.

“Ka qenë gjëja më e çmendur që kam bërë, por njëherësh edhe ideja më e mirë që kam pasur. Pas asaj ndërhyrjeje kam pasur më shumë vetëbesim kur vishesha me fustane pa krahë dhe kostume të larjes”, ka rrëfyer Chrissy.

Teigen është një modele shumë e suksesshme (Getty Images)

Bukuroshja më tej ka thënë se është krenare dhe nuk pendohet për asnjërën prej ndërhyrjeve kirurgjike. /Telegrafi/

Exit mobile version