Site icon Telegrafi

Chrissy Teigen: Fëmijët e mi nuk do të kenë rrjete sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme

Foto: Chrissy Teigen/Instagram

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend kanë katër fëmijë: Luna, tetë vjeçe, Miles, gjashtë vjeçe, Esti një vjeç dhe Wren, 11 muajsh.

Ndonëse publikon shpesh fotografi të fëmijëve të saj në Instagram, ajo ka treguar se nuk dëshiron që ata t’i bashkohen rrjeteve sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme.

“Unë mund të jem në celularin tim për ndoshta një orë në fundjavë”, tha ish-modelja në Samitin e Prindërimit Digital Aura, duke shtuar se ishte e turpëruar që fëmijët e saj mund të shihnin reklama të papërshtatshme.

Ajo thotë se ëndrra e saj është që ata të mos përdorin rrjetet sociale.

“Më mirë që ata të mos jenë në rrjetet sociale. Unë dua që ata të jenë të sigurt, të lumtur dhe të suksesshëm si fëmijë. Shumë njerëz më kuptojnë sepse jam nënë… Më pëlqen të kem një komunitet në rrjete sociale, kështu që unë mund të ndajë uljet dhe ngritjet dhe njerëzit mund të shohin gjithçka”, përshkroi ajo.

Meqë ra fjala, Teigen u kritikua tri vjet më parë pasi modelja Courtney Stodden zbuloi se 10 vjet më parë ajo shkruante mesazhe fyese dhe e ngacmonte. “Të urrej”, “Shko të flesh përgjithmonë”, “Mezi pres të vdesësh”, ka shkruar Teigen Stodden. /Telegrafi/

Exit mobile version