Telegrafi

Chrissy Teigen e xhiron bashkëshortin John Legend teksa ai bën dush, videoja bëhet virale në Instagram

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Modelja e njohur, Chrissy Teigen i ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një nga postimet e fundit.

Ajo ka realizuar një video fshehurazi, teksa bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, po pastrohej.

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në video, Chrissy tregon transparencën e vaskës në prapavijë, atje ku bashkëshorti i saj lakuriq po bënte dush.

Ajo buzëqesh para kamerës, teksa me duar mbulon vetëm reflektimin nga ku të mos dallohen të pasmet e tij.

Ndërkohë, John Legend i pavetëdijshëm që kjo gjë po ndodhte, po këndonte teksa bënte në dush, pa e ditur se po xhirohej nga gruaja e tij.

Videoja është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke bërë për të qeshur një pjesë të mirë të ndjekësve të çiftit. /Telegrafi/

John Legend dhe Chrissy Teigen (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)