Telegrafi

Chrissy Teigen dhe John Legend për herë të parë dalin në publik, pas humbjes së foshnjës

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Instagram/chrissyteigen)

Chrissy Teigen është parë për herë të parë nën shoqërinë e John Legend, pasi humbën fëmijën e tyre para se të lindte.

34-vjeçarja përmes rrjeteve sociale kishte bërë të ditur edhe gjininë e foshnjës, e që ishte djalë, shkruan The Sun.

Pas kësaj, gjatë kësaj ditës së sotme (e premte) ata janë parë në parkingun e Bristol Farms.

(Foto: The Sun)

Bukuroshja brune mbante të veshur një fustan portokalli, ndërsa për shkak të pandemisë coronavirus ajo kishte edhe një maskë mbrojtëse.

Ndërkaq, 41-vjeçari është parë me një bluzë shumë-ngjyrëshe, teksa në pjesën e poshtë një palë pantallona me ngjyrë të errët.

(Foto: The Sun)

Çifti i njohur ishin shumë të entuziazmuar për fëmijën që do vinte në jetë, ku edhe bënë të ditur emrin e tij.

Gjatë kohës së vështirë që ajo kaloi, numër i konsiderueshëm i miqve dhe fansave treguan mbështetje ndaj saj. /Telegrafi/