Site icon Telegrafi

Chrissy Teigen bën paraqitjen e parë publike që pas humbjes së foshnjës

John Legend dhe Chrissy Teigen (Foto: Reuters)

Chrissy Teigen bëri paraqitjen e saj të parë publike të hënën në mbrëmje, ndërsa ndoqi një tubim presidencial në Filadelfia, që pas humbjes së djalit të saj, Jack.

Duke hedhur mbështetjen e saj për kandidatin demokratik Joe Biden dhe për Kamala Harris, modelja, 34 vjeçare, u ngjit në skenë me bashkëshortin John Legend, 41 vjeçar dhe dy fëmijët e tyre, për të dhënë një performancë emocionale.

Prezantuesja ishte përsëri në vëmendjen e publikut pas ngjarjes tragjike më 30 shtator, e cila njoftoi për humbjen e foshnjës si dhe më pas bëri një ese prekëse.

Chrissy Teigen dhe John Legend (Foto: Getty Images)

Tubimi u zhvillua në prag të zgjedhjeve të SH.B.A.-së dhe gjatë performancës së tij, John shfrytëzoi rastin për të komentuar mbi një aspekt të veçantë të kandidatëve të këtij viti, dhe personalitete të caktuara të famshme që kanë marrë mbështetjen e tyre.

Lexo po ashtu Chrissy Teigen flet sërish për humbjen e foshnjës dhe sqaron se përse zgjodhi ta fotografonte momentin prekës

Legend ishte një nga folësit dhe interpretuesit në tubimin e Biden, në një përpjekje për të gjeneruar mbështetje për të nominuarin demokrat.

Në anën tjetër, Teigen tregoi për humbjen e foshnjës dhe solli disa fotografi në rrjetet sociale në fund të shtatorit përkundër se kjo nuk u prit mirë nga një pjesë e fansave dhe publikut.

Chrissy Teigen (Foto: Getty Images)

Për të kujtuar këtë, modelja dhe moderatorja e famshme dje kishte realizuar edhe një tatuazh në kyçin e dorës me emrin ‘Jack’. /Telegrafi/

Exit mobile version