Chrissy Teigen ka treguar se po ndihet e mërzitur pasi i është dashur që të ndalojë punën e saj në librin e ri për receta.
Gjtë ditës së djeshme (e diel) ajo është hfauqr në rrjetin social Instagra, teksa është ankuar për gjendjen e saj, shkruan Daily Mail.
34-vjeçarja ka thënë se po ndihet bosh, për shkak se i duhet t’i qëndrojë në shtëpi gjatë gjithë kohës.
“Jam në shtrat dhe e mërzitur, vetëm në shtrat”, është shprehur ajo.
Por, qëndrimi i saj në dhomë është penguar, pasi më vonë ajo ka ndarë imazhe nga një spital.
Ani pse gjendja e saj shëndetësore nuk duket e mirë, prezantuesja nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme. /Telegrafi/