Chrissy Teigen dhe John Legend, së bashku me të bijën, Luna po kalojnë pushimet në Saint Tropez.
Kanë kaluar vetëm tre muaj që nga lindja e vajzës Luna Simone, duke u bërë kështu prindër për herë të parë, Chrissy dhe John.
Çifti joshës, janë parë duke kaluar sot një pasdite të këndshme në një jaten luksoze gjatë lundrimit përgjatë brigjeve Ritzy në Saint Tropez.
Modelja 30-vjeçare, dukej shumë elegante e veshur me një bluzë të fildishtë dhe me një palë pantallona të gjëra.
Chrissy, mbante në duar vajzën e saj tre muajsh ku në këtë rast nuk mungon as kujdesi i John për bashkëshorten dhe të bijën, i cili kishte të veshur një palë pantallona me ngjyrë të kaltër dhe fanellë të bardhë. /Telegrafi/