Telegrafi

Chris Tucker në borxhe të thella, Jackie Chan e ndihmon në mënyrën më të mirë të mundshme

Edhe një film legjendar do të ketë vazhdimin e ri, i cili pritet të shfaqet në kinematë botërore gjatë vitit të ardhshëm.

Chris Tucker është fotografuar me Jackie Chan, ku që të dytë ngritin katër gishta, duke njoftuar vazhdimin e katërt të filmit popullor “Rush Hour”, raporton Daily Mail.

Tucker tha se është shumë e rëndësishme për ta që të xhirojnë filmin, i cili në pesë vitet e fundit i ka shtuar borxhet në 14 milionë dollarë.

Chan dëshiron ta ndihmojë mikun dhe po e bën në mënyrën më të mirë duke regjistruar filmin më të ri.

“Unë nuk jam i kënaqur me këtë film, por duket se po shiten mirë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, pse nuk duhet ta filmojmë atë?”, tha Chan në një intervistë për mediat e huaja..

Ndryshe, ata nuk kanë dhënë më shumë informacione rreth filmit aksion, por theksuan se është shumë e rëndësishme që projekti të realizohet. /Telegrafi/