Telegrafi

Chris Rock dhe Lake Bell nxisin thashethemet për romancë pasi u fotografuan bashkë në Los Angeles

Chris Rock dhe Lake Bell kanë ndezur thashethemet për një romancë të mundshme dashurie.

Në disa foto të siguruara nga Page Six, dyshja u panë të shtunën mbrëma duke lënë një darkë në Santa Monica, Kaliforni.

Aktori i humorit, 57 vjeç, kishte veshur një pulovër të bardhë me pantallona gri, të cilat i kishte kombinuar me një palë këpucë kafe si dhe mbante syze dielli në qafë.

Foto: Backgrid

Bell, 43 vjeçare, zgjodhi një ansambël tërësisht të zi, një palë xhinse të zeza dhe një triko të tillë.

Ylli i “Bless This Mess” e kompletoi pamjen elegante me taka të zeza dhe me flokë të valëzuara.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chris Rock

Dyshja siç u raportua kanë darkuar për rreth dy orë.

Foto: Backgrid

Sipas një dëshmitari okular, Rock dhe Bell ishin kapur për dore teksa po dilnin nga restoranti luksoz italian, por menjëherë u larguan nga njëri-tjetrin kur panë fotografët.

Ndërsa Rock ka qenë i heshtur për jetën e tij personale, aktori i “Groën Ups” ishte shumë i komentuar pas shuplakës famëkeqe në “Oscars 2022”.

Foto: Backgrid

Kjo ishte bërë nga Will Smith, pasi Rock bëri shaka me kokën e rruar të gruas së tij, pa qenë në dijeni për sëmundjen nga e cila po vaunte. /Telegrafi/