Chris Rock dhe Lake Bell kanë ndezur thashethemet për një romancë të mundshme dashurie.
Në disa foto të siguruara nga Page Six, dyshja u panë të shtunën mbrëma duke lënë një darkë në Santa Monica, Kaliforni.
Aktori i humorit, 57 vjeç, kishte veshur një pulovër të bardhë me pantallona gri, të cilat i kishte kombinuar me një palë këpucë kafe si dhe mbante syze dielli në qafë.
Bell, 43 vjeçare, zgjodhi një ansambël tërësisht të zi, një palë xhinse të zeza dhe një triko të tillë.
Ylli i “Bless This Mess” e kompletoi pamjen elegante me taka të zeza dhe me flokë të valëzuara.
Dyshja siç u raportua kanë darkuar për rreth dy orë.
Sipas një dëshmitari okular, Rock dhe Bell ishin kapur për dore teksa po dilnin nga restoranti luksoz italian, por menjëherë u larguan nga njëri-tjetrin kur panë fotografët.
Ndërsa Rock ka qenë i heshtur për jetën e tij personale, aktori i “Groën Ups” ishte shumë i komentuar pas shuplakës famëkeqe në “Oscars 2022”.
Kjo ishte bërë nga Will Smith, pasi Rock bëri shaka me kokën e rruar të gruas së tij, pa qenë në dijeni për sëmundjen nga e cila po vaunte. /Telegrafi/