Chris Rock ka arritur një marrëveshje prej 40 milionë dollarësh me Netflix-in për vetëm dy “stand up comedy”.
Sipas “The Hollywood Reporter”, komediani i famshëm amerikan ka thyer çdo rekord të mëparshëm, duke u paguar më shumë edhe se Jerry Seinfeld, Louis CK apo Amy Schumer.
“Chris Rock është një aktor dhe regjisor shumë i dashur. “Stand up”-et e tij e kanë bërë një nga komikët më të njohur në botë. Netflix-i ofron platformën perfekte për dikë si ai që të shpalosë talentin e tij”, tha Ted Sarandos, Shefi i Programacionit të Netflix-it.