Chris Paul mohoi thashethemet rreth pakënaqësisë dhe dëshirën për të lënë Houston Rockets.
Basketbollisti me eksperiencë thuhet se u përplas me yllin e parë të ekipit, James Harden, pasi u eliminua sezonin e kaluar në finale të Konferencës së Perëndimit.
Menjëherë filluan spekulimet rreth dëshirës së Paulit për t’u larguar nga ekipi i Teksasit, por ai e mohoi një gjë të tillë.
“Unë kurrë nuk kam kërkuar një lëvizje, nuk kam kërkuar kurrë, unë do të jem në Houston. Jam i lumtur për këtë, gjithçka është e mirë”, tha Paul.
Ndryshe, 34-vjeçari sezonin e kaluar ka pasur një mesatare prej 15.6 pikëve, 8.2 asistimeve dhe 4.6 kërcimeve për ndeshje. /Telegrafi/