Deputeti laburist i Zelandës së Re, Chris Hipkins do të zëvendësojë Jacinda Ardern në postin e Kryeministrit, pasi u bë i vetmi kandidat për udhëheqjen e partisë.
Ai u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2008 dhe u emërua ministër për çështjen e COVID-19 në nëntor të vitit 2020, transmeton Telegrafi.
Ardern njoftoi se do të jap dorëheqja muajin e ardhshëm nga pozita e kryeministres.
Se sa kohë do të jetë Hipkins në detyrë është e pasigurt pasi Zelanda e Re do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në muajin tetor.
Hipkins, 44 vjeç, aktualisht është ministër i policisë, arsimit dhe shërbimit publik.
Ai do të duhet ende të miratohet zyrtarisht nga Partia Laburiste në Dhomën e Përfaqësuesve të dielën përpara se të bëhet lider.
Nëse ai merr atë mbështetje, Ardern do t’i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e saj guvernatorit të përgjithshëm, i cili në emër të mbretit Charles III do të emërojë Hipkins si kryeministër.
Por ai përballet me një betejë të vështirë nëse dëshiron të mbetet në postin e lartë pas zgjedhjeve të 2023.
Inflacioni dhe rritja e pabarazisë sociale panë që popullariteti i Ardern si lidere të bjerë në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave sipas sondazheve të fundit të opinionit. /Telegrafi/