Ai mund të jetë yll i Hollywoodit, por Chris Hemsworth në brigjet e Byron Bay në Australi është një qytetar i thjesht.
Aktori i njohur të shtunën kishte vendosur të sprovojë vetën në sërf, pasi kushtet për të bërë këtë sport duke kapur disa valë të mira, ishin fantastike.
Por, as këtë herë 34-vjeçari nuk ka mundur t’iu ikë paparacëve, të cilët e fotografuan teksa po bëhej gati.
Menjëherë pasi fotografitë u bënë publike, komentet ishin të shumta nga fansat e tij.
Shumica e komentuesve flisnin për fizikun e aktorit, duke e koplimentuar atë për formën e mirë fizike.
Theksojmë se Hemsworth pikën e kulmore të karrierës e arriti me rolin e tij në filmat për “Thor”.
Ai ka qenë protagonistë edhe në “Avengers: Infinity War e Doctor Stange”. /Telegrafi/