Telegrafi

Chris Hemsworth këtë vit nuk do ta shohim në ndonjë projekt filmik

Chris Hemsworth njoftoi se do të pushojë prej botës së Hollivudit, e cila gjë i ka befasuar të gjithë fansat e tij.

Aktori ka marrë një vendim të papritur, por ka pohuar se e bënë për hir të familjes, të cilës dëshiron që një kohë t’ia përkushton, ka vendosur të largohet nga kamerat.

“Këtë vit, nuk do të xhiroj asgjë, dua të jem me fëmijët”, tha australiani për The Daily Telegraph.

“Tani ata janë në një moshë shumë të rëndësishme. Dua të jen pranë tyre”, pohoi aktori.

Artisti në vitin 2010 ishte martuar me modelen dhe aktoren, Elsom Pataky, me të cilin jeton në qytetin bregdetar të Byron Bay. Së bashku ata kanë një vajzë shtatëvjeçare, Rose Rose dhe binjakët pesëvjeçar, Tristan dhe Sasha.

Ndryshe, 35-vjeçari pritet që gjatë vitit të ardhshëm t’i kthehet botës së kinematografisë amerikane. /Telegrafi/