Telegrafi

Chris Brown zemëron fansat për komentin ngacmues në imazhin e Rihannas

Reperi i famshëm amerikan, Chris Brown, vazhdon ta ngacmojë sërish ish-të dashurën e tij, Rihannan.

30-vjeçari ka lënë një koment pranë një imazhi që këngëtarja e postoi të enjten duke vënë në pah linjat trupore, gjatë promovimit të të brendshmeve, Savage X Fenty.

“Unë dua të jem llambë”, ka shkruar Brown krahas atij imazhi, duke iu referuar detajit në foton e këngëtares e realizuar për koleksionin e saj të fundit të “Fenty”.

Chris Brown i komenton sërish Rihannas (Foto: Instagram)

Kjo mjaftoi që ndjekësit në rrjete sociale t’a kryqëzojnë këngëtarin duke i shkruar që ta lërë të qetë Rihannën, edhe pse ata ishin të lidhur përreth një viti prej 2008 në 2009.

Lexo po ashtu Një dekadë pas rrahjes brutale, Chris Brown i komenton Rihannës duke e quajtur "mbretëreshë" në Instagram

Në shkurt të 2009, Rihanna dhe Brown patën një zënkë shumë të dhunshme në Lamborghinin e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihannan.

Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.

Ky i fundit u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje. /Telegrafi/