Reperi i famshëm amerikan, Chris Brown, vazhdon ta ngacmojë sërish ish-të dashurën e tij, Rihannan.
30-vjeçari ka lënë një koment pranë një imazhi që këngëtarja e postoi të enjten duke vënë në pah linjat trupore, gjatë promovimit të të brendshmeve, Savage X Fenty.
“Unë dua të jem llambë”, ka shkruar Brown krahas atij imazhi, duke iu referuar detajit në foton e këngëtares e realizuar për koleksionin e saj të fundit të “Fenty”.
Kjo mjaftoi që ndjekësit në rrjete sociale t’a kryqëzojnë këngëtarin duke i shkruar që ta lërë të qetë Rihannën, edhe pse ata ishin të lidhur përreth një viti prej 2008 në 2009.
Në shkurt të 2009, Rihanna dhe Brown patën një zënkë shumë të dhunshme në Lamborghinin e Brown, ku ai përfundoi duke e rrahur Rihannan.
Ai u akuzua për sulme kriminale dhe kërcënime muajin e ardhshëm, para se të pranonte fajin për një akuzë të vetme kriminale.
Ky i fundit u urdhërua të shërbente pesë vjet provë në shërbim të komunitetit dhe këshillimit për dhunën në familje. /Telegrafi/