Chris Brown i kishte thënë një punëtori se “do ta hidhte përtokë në një konfrontim, i cili është kapur nga kamerat.
Këngëtari është parë të ketë shkëmbyer fjalë të rënda me punëtorin në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Brown është xhiruar duke thënë: “Ti ma ke bërë të pa drejtë, duke provuar të më vjedhësh. Unë duhet të të hedh përtokë tani por s’do e bëj.
Pastaj, ylli 28 vjeçar kthehet tek shoqëruesi i tij dhe i thotë: “Mos paguaj nga paratë tua, nuk ka rëndësi që ka shumë kamera këtu”.
Më pas, Chris largohet për tek vetura e tij.
Të enjten mbrëma, Brown dukej në disponim të mirë i shoqëruar nga një femër në klubin e natës “Poppy” në Hollywoodin perëndimor. /Telegrafi/