Para pak ditëve, reperi me prejardhje shqiptare, G4shi, solli remix-in e këngës “Safety” në bashkëpunim me yllin botëror, Chris Brown.
Kënga e tyre erdhi e shoqëruar me një video atraktive, teksa së shpejti pritet të lansohet e plotë.
Ky projekt ka bërë që dyshja përveç anës profesionale, të kenë edhe një raport mjaft të afërt shoqëror.
Është fillimisht G4shi, ai i cili ka sjellë një fotografi përkrah Chris Brown me përshkrimin “Artisti më i talentuar në tokë”, ndërkohë që fjalët e mira nuk i ka kursyer as ky i fundit për reperin shqiptar.
Christopher Maurice Brown (emri i vërtetë i reperit) ka publikuar të njëjtin fotografi me G4shin në Instagram duke shkruar, “Muzika bën që njerëzit të buzëqeshin”.
Raporti i mirë i dy artistëve veçse është dëshmuar me postimet ndaj njëri-tjetrit.
“Safety” për vetëm pak ditë ka arritur të grumbullojë qindra klikime në YouTube dhe jo vetëm. Ajo është shpërndarë edhe në platformat e tjera si: Spotify, iTunes etj. /Telegrafi/