Site icon Telegrafi

Chris Brown rrezikon të dënohet deri në gjashtë muaj burg, për posedim të një majmuni pa leje

Chris Brown (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Reperi i njohur, Chris Brown, ndodhet sërish në telashe.

Krejt kjo për shkak të një videoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet vajza e tij teksa mban në prehër një kafshë ekzotike.

Zyra e Prokurorit të qytetit të Los Angeles-it konfirmoi të enjten se këngëtari 29-vjeçar u akuzua javën e shkuar me dy akuza që rrjedhin nga posedimi i një majmuni i llojit ‘kapucin manar’ pa leje.

Brown e ka publikuar këtë fotografi për 44 milionë ndjekësit e tij në Instagram, në janar, duke treguar vajzën e tij 3-vjeçare, Royalty, së bashku me majmunin të cilin e quanin Fixhi.

Ndërkohë, pasi autoritetet kanë kontrolluar shtëpinë e tij, e kanë marrë majmunin duke e çuar në vend të sigurt dhe trajtuar siç duhet.

Chris Brown (Foto: Ser Baffo/Getty Images/Guliver)

Këngëtari është planifikuar që të paraqitet në gjykatë më 6 shkurt, ndërkohë që do të jetë i mbështetur nga avokati i tij Mark Geragos .

Chris Brown ka qenë në telashe të përsëritur ligjore që kur u deklarua fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës, Rihannës, në vitin 2009.

Gjykimi i tij për këtë rast përfundoi në vitin 2015. /Telegrafi/

Chris Brown (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version